Mediat ndërkombëtare: Gati marrëveshja për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës

Përditësuar më: 17/3/2022, ora 22:18
Screenshot 2 10 1084x720

Mediat ndërkombëtare: Gati marrëveshja për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës

Përditësuar më: 17/3/2022, ora 22:18

Mediat ndërkombëtare raportojnë se një marrëveshje për paqen mes Ukrainës dhe Rusisë tashmë është përgatitur nga përfaqësuesit ligjore të dy palëve, por e gjitha varet se kur Kremlini do të pranojë armëpushimin.

Lajmi më i rëndësishëm në këto 21 ditë luftime mes Ukrainës dhe Rusisë u konfirmua dhe nga ministri ukrainas i Mbrojtjes.

Sipas “The Guardian”, drejtuesi i negociatave në delegacionin ukranias, Reznikov deklaron se ndërkohë vijon puna teknike mes dy ekipeve, por Rusia duhet të ndërpresë menjëherë bombardimet që kompromisi të arrihet.

Duke folur përmes video me eurodeputetët në komitetin e punëve të jashtme dhe nënkomitetin e sigurisë dhe mbrojtjes, Reznikov tha se udhëheqësit ndërkombëtarë, si kryeministri izraelit Naftali Bennett, po përpiqeshin të ndërmjetësonin, por duket se Rusia do të duhej të detyrohej për negociata reale.