OBSH: 43 objekte të kujdesit shëndetësor janë shkatërruar në Ukrainë

Përditësuar më: 17/3/2022, ora 22:03
hypatia h 010529d9f12d13e03e4c8271fb065b31 h b54904962b8a1d4cb3ef38aa1dfb8293 1082x720

OBSH: 43 objekte të kujdesit shëndetësor janë shkatërruar në Ukrainë

Përditësuar më: 17/3/2022, ora 22:03

Organizata Botërore e Shëndetësisë i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit në OKB që të punojë drejt një armëpushimi urgjent në Ukrainë.

“Sikur të mos mjaftonte Covid, një luftë shkatërruese si kjo është tepër e rrezikshme për botën,” tha drejtori i përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai shtoi se deri në këto momente ishin verifikuar 43 sulme në objektet e kujdesit shëndetësor në Ukrainë, me të paktën 12 të vrarë, duke përfshirë punonjës shëndetësorë dhe 34 të tjerë të plagosur.

“Në çdo konflikt, sulmet ndaj kujdesit shëndetësor janë shkelje e ligjit ndërkombëtar humanitar”, tha  Ghebreyesus.