Paralajmërimi i OECD: Lufta në Ukrainë do të godasë rritjen ekonomike globale

Përditësuar më: 17/3/2022, ora 13:53
05 1080x720

Paralajmërimi i OECD: Lufta në Ukrainë do të godasë rritjen ekonomike globale

Përditësuar më: 17/3/2022, ora 13:53

Lufta në Ukrainë mund të ulë rritjen ekonomike globale me më shumë se një pikë përqindjeje në vitin e parë pas pushtimit. Paralajmërimi u dha nga Organizata për Zhvillim Ekonomik (OECD), sipas së cilës ndikimi mund të shkaktojë recesion të thellë në Rusi.

Megjithëse Rusia dhe Ukraina përbëjnë vetëm një përqindje të vogël të ekonomisë globale, ato janë prodhues të mëdhenj të lëndëve të para.

OECD paralajmëron gjithashtu se konflikti mund të rrisë çmimet globalisht me rreth 2.5%.

Kostot tashmë po rriteshin për shkak të kërkesës në rritje, ndërsa kufizimet Covid lehtësoheshin.