Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rusia bombardon civilët në Ukrainë, 107 fëmijë të vrarë

Nga A2 CNN
17 Mars 2022, 16:34 | Bota
Rusia bombardon civilët në Ukrainë, 107 fëmijë të

Është dita e 22-të e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës dhe situata sa vjen e përkeqësohet. Ushtria e Moskës ka humbur shumë nga potenciali i saj dhe ka ndryshuar strategjinë duke shënjestruar civilët.

Në 3javë luftime raportohet se janë shkatërruar 410 institucione arsimore, 11 spitale dhe godina të panumërta banimi në Ukrainë.

Të paktën 107 fëmijë janë vrarë dhe 120 të tjerë mbetën të plagosur, sipas prokurorisë së Ukrainës. Shumica e viktimave raportohen në Kiev, Kharkiv, Donetsk dhe Chernihiv, një rajon i cili njoftoi për 53 civilë të vrarë vetëm në 24 orët e fundit. Ministria e mbrojtjes akuzon Rusinë se po pengon operacionet e evakuimit duke rrëmbyer apo vrarë familje të tëra, ekzekutuar priftërinj apo kryebashkiakë që nuk bashkëpunojnë me ushtrinë pushtuese. Gjithashtu njofton se me trishtim se qyteti Volnovakha ekziston tashmë vetëm në letër, pasi në realitet, në terren, nuk ka mbetur as edhe një ndërtesë. Zymtësia ka mbuluar dhe Mariupolin, ku ushtria ruse bombardoi teatrin e qytetit që strehonte dhe mbronte 1200 gra dhe fëmijë. Autoritetet lokale të qytetit port, njoftuan se fatmirësisht bodrumi i rezistoi raketave dhe se civilët po shpëtohen nga rrënojat.

“Kishte shkrime të dukshme nga ajri që brenda godinës ndodheshin fëmijë, por përbindëshi qëlloi gjithsesi”, Oleksi Ireznikov, ministër i Mbrojtjes i Ukrainës.

Prej javësh qyteti i Mariupol është i rrethuar nga ushtria ruse dhe 300 mijë banorët e mbetur po përjetojnë një krizë të rëndë humanitare me mungesa në ushqime, furnizimin me ujë dhe energji elektrike si dhe ngrohje. Ministria e mbrojtjes vlerëson se në atë qytet mund të jenë vrarë20 mijë persona. Sakaq autoritetet ukrainase paralajmërojnë rrezikun e një krize globale ushqimore nëse portet në Detin e Zi nuk do rihapen. Rusia dhe Ukraina eksportojnë mbi 30 për qind të grurit në të gjithë botën dhe 80 përqind e këtyre dërgesave kalojnë përmes Odesës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani