Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Zelensky në Bundestagun gjerman: "Kurrë më" humbi vlerën

Nga A2 CNN
17 Mars 2022, 13:17 | Bota
Zelensky në Bundestagun gjerman: "Kurrë më" humbi

Duartrokitje dhe ovacione shpërthejnë menjëherë sapo përmendet emri i Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Këtë radhë, nderimet erdhën nga Bundestagu gjerman, në të cilin mbajti një fjalim mjaft emocional dhe të mbushur me kritika.

Zelensky tha se sanksionet e Perëndimit erdhën shumë vonë për të ndaluar luftën dhe përsëriti se paqja është më e rëndësishme sesa të ardhurat: “Rrugët tregtare mes jush dhe shtetit që solli edhe një herë luftën brutale në Europë janë si tela me gjemba mbi mur. Mbi murin e ri që ndan Europën. Ju përballeni përsëri me një mur, jo atë të Berlinit, por me murin midis lirisë dhe robërisë”.

Më pas, erdhi një referencë e qartë për Holokaustin. “Çdo vit, politikanët thonë “Kurrë më”. Tani e shoh se ato fjalë janë të pavlera. Në Europë, një popull po shkatërrohet”.

Një thirrje e fortë edhe për kancelarin gjerman, Olaf Scholz: “Një ish-aktor dhe president i SHBA-së, Ronald Reagan, tha një herë në Berlin: Zotëri Gorbachev, rrëzojeni këtë mur! Dhe unë po ju them të njëjtën gjë, i dashur kancelar Scholz: Shkatërrojeni këtë mur, jepini Gjermanisë udhëheqjen që meriton në mënyrë që pasardhësit tuaj të jenë krenarë për ju. Mbështetni lirinë, mbështesni Ukrainën, ndalojeni këtë luftë, na ndihmoni ta ndalojmë këtë luftë”.

Ndër të tjera, përsëriti thirrjen për vendosjen e një zone ndalim-fluturimi mbi Ukrainë, si të vetmen mënyrë për të ndaluar bombardimet e ushtrisë ruse mbi civilët. Ndërsa falënderoi Gjermaninë për ndihmën që i ka dhënë, deri më tani, për të rezistuar ndaj agresionit të Moskës. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë