Zgjidhja e konfliktit, Turqia e gatshme të ndërmjetësojë takimin Putin-Zelensky

Përditësuar më: 17/3/2022, ora 19:14
cavusoglu

Zgjidhja e konfliktit, Turqia e gatshme të ndërmjetësojë takimin Putin-Zelensky

Përditësuar më: 17/3/2022, ora 19:14

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu deklaroi se ka ende mundësi që të mbahet një takim mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderit rus Vladimir Putin nëse kushtet për zgjidhjen e konfliktit janë të arritshme.

Deklarata e diplomatit turk erdhi pas një takimi me homologun Kuleba në Lviv, ku të dy ranë dakord të fokusonin përpjekjet e tyre në krijimin e kushteve për një takim midis Putinit dhe Zelenskit.

“Ekziston mundësia që të dy liderët të takohen nëse ekziston një bazë për një marrëveshje për çështjet që ne i shohim si afrim,” tha Çavusoglu.

“Duhet të përgatiten bazat për një takim në nivel liderësh sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne kemi njoftuar tashmë se jemi të gatshëm ta organizojmë këtë gjë” shtoi ai.

Kuleba i tha Çavusoglu se ai shpresonte se Turqia do të ishte midis vendeve që mund të shërbente si një garantues i çdo marrëveshje paqeje midis shteteve.