Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

A është Putin njeriu më i pasur në botë?

Nga A2 CNN
18 Mars 2022, 14:39 | Bota

Në brigjet e Detit të Zi ndodhet një ndërtesë, më saktë një pallat mbi 16750 metra katrorë. Nga ajri, mund të dallosh lehtësisht, një kishë, shtëpi çaji dhe një amfiteatër, por edhe një pistë për hokej. Mbi të, ndalohet fluturimi, por edhe kalimi i anijeve të tjera përqark. Kjo sipas një hetimi të nisur prej vitit të shkuar nga lideri i arrestuar tashmë i opozitës ruse, Alexey Navalny dhe i drejtuar nga grupi që e mbështet.

Ata thonë se kjo ndërtesë luksoze, gati-gati një pallat Mbreti, është ndërtuar posaçërisht për Vladimir Putin.

Fondacioni Anti-Korrupsion pretendon se në Detin e Zi, Putin ka ngritur një pallat mbretëror

“Ky pallat është thuajse një simbol, në miniaturë, i Rusisë së Putinit. Ai nuk e sheh më veten si një punonjës shtetëror apo drejtues i zgjedhur nga populli. Ai e sheh veten si një Car apo si Mbret. Dhe ju e dini që një car rus, e meriton një pallat”, thotë për CNN Maria Pevchikh, Fondacioni Anti-Korrupsion.

CNN nuk ka arritur t’i verifikojë lidhjet e Putinit me këtë pallat. Dhe zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov i mohon akuzat se lideri rus zotëron këtë apo ndonjë pallat tjetër. Maria Pevchikh, nga Fondacioni Anti-Korrupsion, thotë se ata kanë prova, se burimet dhe dokumentet për ndërtimin e zotërimit të këtij pallati, janë shembulli i qartë sesi oligarkët rusë ndihmojnë çdo ditë në pasurimin e Putinit. “Është paguar nga oligarkë rusë, nga kompani që zotërohen nga shteti rus. Para, nga qytetarët rusë, qytetarë të thjeshtë që paguajnë taksa, që shndërrohen në pagesa për të ndërtuar këtë resort në Detin e Zi”.

Përveç luksit në detaj, pallati ka edhe një kishë, shtëpi çaji, një amfiteatër, por edhe një pistë për hokej

Sipas hetimeve të deritanishme, paratë për pallatin janë siguruar nga një Fond Investimesh ruse, që kanë marrë fonde bamirësie nga oligarkët rusë.

“Ka fjalë që thonë se Putin është njeriu më i pasur i botës dhe ndoshta është. Është shumë shumë e vështirë të përpiqesh të kuptosh diçka për pasurinë e tij dhe ku e mban ai pasurinë”, thotë Jill Dougherty, kontribuuese për CNN.

Bëhet fjalë për pasuri neto prej më shumë se 100 miliardë dollarë, ndonëse zyrtarisht Putin zotëron vetëm një apartament 74 metër katrorë, disa makina dhe një pagë modeste, e cila për vitin 2020 arriti shumën e 140 mijë dollarëve. Por sa janë të ardhurat e tij, është e vështirë për t’u vlerësuar, pasi është thuajse e pamundur të vlerësosh sa biznese drejton, sa shtëpi apo makina ka, sa fiton në muaj apo në vit.

https://a2news.com/2022/03/11/dimri-i-vetmise-se-madhe-te-putinit/

Asgjë nga këto nuk figuron zyrtarisht në emër të tij, thotë gazetari Tom Burgis. “Ai thotë se nuk ka asgjë. Por është thuajse një kumbar. Zotëron thuajse gjithçka, me një kërcitje të gishtave, siç e kemi parë të bëjë në të shkuarën, ai mund të marrë gjithçka nga një oligark. Ndaj, sado të pasur apo me influencë të duken oligarkët, janë absolutisht të varur nga Vladimir Putini”, thotë ai.

Vladimir Putin fiton vetëm 140 mijë $ në vit si President i Rusisë, por p♪7r kundërshtarët e tij është "Kumbari" i oligarkëve

Oligarku rus në azil, Mikhail Khodorkovsky, i cili është dënuar për evazion fiskal dhe mashtrim, ka kaluar 10 vjet në burgjet ruse dhe thotë se u dënua vetëm sepse nuk pranoi të luante lojën e Putinit. Ai thotë Putin është paranojak, i rrezikshëm dhe duhet ndaluar. “Të gjitha ato llogari të oligarkëve rusë që janë sot në funksion të Putinit, duhen ndaluar, duhet ndalur lufta menjëherë, koha e Putinit duhet të marrë fund”, thotë ai për CNN.

Sanksionet më të fundit të Perëndimit, duket se do t’ia bëjnë shumë të vështirë të bërit biznes oligarkëve rusë jashtë vendit. Jahtet dhe llogaritë e tyre bankare janë ngrirë. Brenda Rusisë, ekonomia po shfaq shenja kontraktimi. Por ndikimi i këtyre sanksioneve mbi ekonominë e çdo qytetari, do të kërkojë kohë dhe pa asnjë aksion nga ana e qeverisë, për analistët, është thjesht një strategji e vetë Putinit, që sot nuk shqetësohet aspak për pasurinë e tij personale.

https://a2news.com/2022/03/07/politikat-percarese-te-putinit-marredheniet-nder-vite-me-shba-ne-dhe-perendimin/

“Ai dëshiron të rindërtojë Rusinë e Madhe. Dhe për të kuptuar këtë, duhet të kthehemi në ditët cariste”, thotë jill Dougherty, kontribuuese për CNN.

Shihni thjesht dyert e pallatit të artë, që pretendohet të jetë i Putinit, me dy shqiponja në krye. Simbol i Rusisë, ngjashëm me shqiponjën dykrenare që qëndron në krye të pallatit dimëror, në pronësi të Carit të fundit rus... 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli