Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Lufta në Ukrainë, 6.5 milionë banorë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre

Nga A2 CNN
18 Mars 2022, 21:32 | Bota
Lufta në Ukrainë, 6.5 milionë banorë janë zhvendosur

Agjencia për Migracion e Kombeve të Bashkuara deklaroi të premten se rreth 6.5 milionë banorë të Ukrainës janë zhvendosur deri në këto momente nga zonat më të nxehta të konfliktit të armatosur, ndërsa 3.2 milionë të tjerë tashmë janë larguar nga vendi për t’u strehuar në vendet fqinje.

Sipas këtyre të dhënave, rreth një e katërta e 44 milionë banorëve të Ukrainës janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në ditën e 23-të të konfliktit.

Vlerësimet nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin thonë se Ukraina mund të arrijë në vetëm pak javë nivelin e zhvendosjes së popullatës që ka ndodhur si pasojë e luftës shkatërruese në Siri, ku rreth 13 milionë njerëz u zhvendosën nga shtëpitë e tyre si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu