Predha ndaj Lvivit, 80 km larg kufirit polak

Përditësuar më: 18/3/2022, ora 08:27
lviv bomba 1280x682

Predha ndaj Lvivit, 80 km larg kufirit polak

Përditësuar më: 18/3/2022, ora 08:27

Rusia ka goditur mëngjesin e së premtes edhe qytetin e Lvivit. Lajmin e dha kryebashkiaku i këtij qyteti, Andriy Sadovyi.

Sipas tij, disa predha kanë shënjestruar një zonë ku riparoheshin avionët, duke shkatërruar një godinë.

Nuk ka pasur viktima nga ky sulm, theksoi Sadovyi në një mesazh në Telegram.

Lviv është vetëm 80 km larg kufirit polak, shumë larg zonave të betejës në Ukrainë. Deri tani, kjo zonë nuk kishte përjetuar bombardime dhe konsiderohej “zonë e sigurt”.

Mendohet se ky sulm ndaj Lvivit është kryer nga rusët për të ndërprerë furnizimin me armë të zonave të tjera të Ukrainës.