Rritet numri i viktimave civile në Ukrainë, OKB bën bilancin

Përditësuar më: 18/3/2022, ora 14:36
55326367 10610217 A Ukrainian soldier helps fire crews search the ruins of a Kyiv  a 7 1647254052781

Rritet numri i viktimave civile në Ukrainë, OKB bën bilancin

Përditësuar më: 18/3/2022, ora 14:36

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka bërë me dije se numri i viktimave civile në Ukrainë, deri tani është të paktën 816.

Sipas OKB-së, 1333 janë civilët e plagosur nga lufta, që është në ditën e saj të 23-të.

Mendohet që numri i vërtetë i viktimave të jetë shumë më i lartë sesa ai zyrtar, pasi ende nuk janë verifikuar viktimat në qytete të goditura rëndë, siç është Mariupoli.