Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Balerini i Operas së Ukrainës vritet nga rusët

Nga A2 CNN
19 Mars 2022, 21:48 | Bota

Artem Datsishin, një prej balerinëve kryesorë të Operas Kombëtare të Ukrainës, ka vdekur si pasojë e plumbave të marrë nga rusët muajin e kaluar. 43-vjeçari mbeti i plagosur më 28 shkurt, katër ditë pas nisjes së pushtimit.

“Nuk mund ta shpreh dhumbjen që kam në zemër”, shkroi në Facebook, mikja e tij Tatiana Borovik.

Datsishin është personazhi i radhës nga bota e artit dhe kulturës në Ukrainë që mbetet viktimë e konfliktit. Aktorja Oksana Shvets, 67 vjeç, u vra pas një sulmi me raketa në Kiev, sipas mediave lokale. Ajo ishte veterane e skenës dhe ekranit dhe një prej artisteve me më shumë vlerësime në Ukrainë.

Ndërsa të dielën e kaluar, aktori Pasha Lee, që dublonte edhe shumë filma të famshëm ndërkombëtarë, u vra në periferi të Kievit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë