Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ballafaqim me Putin, Zelensky i ofron Rusisë një shans: Është koha për paqe

Nga A2 CNN
19 Mars 2022, 09:48 | Bota
Ballafaqim me Putin, Zelensky i ofron Rusisë një shans:

Ukraina kërkon bisedime të drejtpërdrejta për paqe me Rusinë, në nivel presidentësh. Volodymyr Zelensky kërkoi që pa vonesa të organizohej një takim me homologun Vladimir Putin, teksa i ofroi një shans për të reduktuar dëmet dhe gabimet e tij.

“Dua që të gjithë të më dëgjojnë tani, veçanërisht në Moskë - ka ardhur koha për një takim, është koha për të folur, për të rivendosur integritetin territorial dhe drejtësinë për Ukrainën. Përndryshe, humbjet e Rusisë do të jenë të tilla që do t'ju duhen disa breza për t'u rikuperuar”, tha Zelensky.

Zelenskiy shtoi se forcat ruse po bllokonin qëllimisht furnizimin me ndihma humanitare për qytetet nën sulm. Të dyja palët janë përfshirë në bisedime për javë të tëra, pa asnjë shenjë përparimi. Sinjalet pozitive të ditëve të fundit për një marrëveshje për paqe duket se po zbehen. Anëtari i delegacionit të Ukrainës, Mikhail Podolyak, përgënjeshtroi pohimet e Rusisë dhe njoftoi se nuk është pranuar asgjë deri më tani dhe deklaratat e Moskës janë vetëm kërkesat e tyre.

“Të gjitha deklaratat synojnë, ndër të tjera, të provokojnë tensione në media. Qëndrimet tona janë të pandryshuara. Armëpushim, tërheqje e trupave dhe garanci të forta sigurie me formula konkrete”, shkruan këshilltari i Zelensky-t në Twitter.

Më herët presidenti rus, Vladimir Putin, u shpreh i hapur për një takim me homologun Ukrainas, por vetëm për të diskutuar lidhur me statusin e Krimesë së Aneksuar dhe republikave të vetë shpallura të pavarura të Luhansk dhe Donetsk. Pjesë e kushteve të Moskës për paqe janë dhe statusi neutral ushtarak, denazifikimi dhe çmilitarizimi. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë