Paralajmërimi i Britanisë: Rusia po ndryshon taktikë, do të sjellë pasoja

Përditësuar më: 19/3/2022, ora 09:16
ruuu 1280x720

Paralajmërimi i Britanisë: Rusia po ndryshon taktikë, do të sjellë pasoja

Përditësuar më: 19/3/2022, ora 09:16

Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar të shtunën ka publikuar informacionet e përditësuara për situatën në Ukrainë, duke paralajmëruar se ndryshimi i taktikave ruse mund të rezultojë në vdekjen e më shumë civilëve.

“Kremlini deri më tani ka dështuar të arrijë objektivat e tij origjinale”, tha Ministria përmes një postimi në Twitter. Britania shtoi se Rusia është “befasuar nga shkalla dhe egërsia e rezistencës së Ukrainës”.

“Rusia është detyruar të ndryshojë qasjen e saj operacionale dhe tani po ndjekë një strategji të rrënimit”, tha Ministria e Mbrojtjes.

“Kjo me gjasë do të përfshijë përdorimin pa dallim të fuqisë së zjarrit që do të rezultojë me rritjen e viktimave civile, shkatërrimit të infrastrukturës ukrainase dhe intensifikimit të krizës humanitare”, tha Mbretëria e Bashkuar.