Rusia: Përdorëm raketa hipersonike në Ukrainë

Publikuar më: 19/3/2022, ora 09:06
kin 960x720

Rusia: Përdorëm raketa hipersonike në Ukrainë

Publikuar më: 19/3/2022, ora 09:06

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se të premte ka goditur objektiva në Ukrainë me anë të një rakete hipersonike.

Gjeneralmajor Igor Konashenkov, nga Ministria ruse e Mbrojtjes ruse, tha se një depo e madhe nëntokësore me municione të ushtrisë ukrainase në rajonin Ivano-Frankivsk u shkatërrua me një goditje nga sistemi raketor “Kinzhal”, raketa aeroballistike hipersonike.

Po ashtu, mediat ruse raportojnë se sistemi i raketave bregdetare “Bastion” ka shkatërruar qendrat e inteligjencës së Ukrainës në Odessa.

Agjencia shtetërore e lajmeve të Rusisë, Ria Novosti tha se kjo është hera e parë që janë përdorur armët hipersonike Kinzhal, në atë që Moska e quan “operacion të posaçëm ushtarak” në Ukrainë.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Në kundërpërgjigje, Perëndimi ka vendosur sanksione të ashpra kundër Moskës.