Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Takimi në Durrës, Rama: Nga rritja e çmimeve rrezikohen investimet

Nga A2 CNN
19 Mars 2022, 20:31 | Politikë
Takimi në Durrës, Rama: Nga rritja e çmimeve rrezikohen

Kriza e çmimeve ka prekur edhe investimet e qeverisë shqiptare. Gjatë një takimi me fermerët e zonës së Durrësit, Kryeministri Rama nënvizoi se trefishimi i çmimit të hekurit ka vënë në pikëpyetje realizimin e tyre.

“Çfarë do të bëjmë ne, të shtojmë financat apo të themi stop derisa të mbarojë kjo situatë. Po këtu lëri investimet është një fjalë goje, sepse lëri investimet do të thotë çoi në shtëpi mijëra të papunë”, tha Rama.

Nëse hekuri është element i ndjeshëm për investimet infrastrukturore, tek qytetarët janë ato të ushqimeve dhe karburanteve. Rama nuk kurseu ironinë me ata që kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë në uljen e çmimeve. “Bëjmë një referendum, kthehemi në komunizëm dhe jeni në rregull. Me këtë rast iki edhe unë nga këtu. Komunistët i kemi në formën e njërit që se ka marrë vesh që ka vdekur dhe bën sikur është gjallë, ka edhe ca që janë gjallë dhe vdesin për atë”.

https://a2news.com/2022/03/19/nuk-me-rrihet-pa-shkuar-andej-ketej-rama-do-ta-paguaj-nga-xhepi-naften/

Si masë kursimi, qeveria ka përgjysmuar karburantin për zyrtarët shtetëror, ku ka dhënë efekt tek portofoli i kryeministrit. “50% të naftës që marrim zakonisht do ta paguaj shteti, 50% tjetër do ta paguajmë edhe ne nga pagat tona. Ose do të kursejmë ose unë që s’më rrihet pa shkuar këtej e andej do ta paguaj”.

Nga Rama fjala kaloi te fermerët, të cilët kishin një problem, përfitimin e naftës pa akcizë kur të nisë edhe mbjellja e produkteve bujqësore. “Çfarë janë sipërfaqe të mëdha, verifikohen menjëherë dhe para 7 prillit, që është edhe dita e sulmit mbi Durrësin, ata duhet të kenë lekët”.

Kjo situatë sipas Ramës mund të zgjasë pasi nuk ka paqe në frontin e luftës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani