Vuçiç fton Putin dhe Zelensky-n që të bëhen “tradhtarë”

Përditësuar më: 19/3/2022, ora 13:01
vucic putin

Vuçiç fton Putin dhe Zelensky-n që të bëhen “tradhtarë”

Përditësuar më: 19/3/2022, ora 13:01

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ftoi homologët rusë dhe ukrainas që të bëjnë lëshime të konsiderueshme për hir të paqes.

“Për të zgjidhur një konflikt ushtarak duhen dy persona. Prandaj i them Putinit dhe Zelenskit që ta pranoni këtë faj, të bëheni tradhtarë, të humbni zgjedhjet por të shpëtoni vendin”, u shpreh ai gjatë një interviste për televizionin serb, TV Përva.

Ai më tej pyeti dy presidentët nëse dëshirojnë fundin e luftës apo fitoren, duke pohuar se frika është që palët po presin për fitoren. “Nëse është kështu, mund t’ju them se situata në ditët, javët dhe muajt në vazhdim vetëm sa do të përkeqësohet”, u shpreh Vuçiç.

Presidenti serb shtoi se në fund Putin dhe Zelenski do ta nënshkruajnë një marrëveshje të mirë dhe shtroi pyetjen pse nuk e bëjnë tani, pasi në këtë mënyrë shmangin shkatërrimin e mëtejshëm të Ukrainës. Ndër të tjera foli presionin e madh ndërkombëtar për të dënuar pushtimin rus, duke theksuar se Serbia po detyrohet që të humbasë të vetmin aleat në Këshillin e Sigurimit në Kombet e Bashkuara.