Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Zelensky: Është koha për të biseduar, në të kundërt humbjet e Rusisë do të jenë të mëdha

Nga A2 CNN
19 Mars 2022, 08:31 | Bota
Zelensky: Është koha për të biseduar, në të

Ndërkohë që kemi hyrë në ditën e 24-t të agresionit rus, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje që të mbahen sa më parë bisedimet për arritjen e paqes.

Më tej, ai theksoi se ky është shansi i vetëm i Rusisë për të zvogëluar sa më shumë humbjet nga “gabimet” e saj në këtë sulm.

“Ky është i vetmi shans për Rusinë që të zvogëlojë dëmin nga gabimet e veta. Është koha për t'u takuar, është koha për të biseduar, është koha për të rivendosur integritetin territorial dhe drejtësinë për Ukrainën. Përndryshe, humbjet e Rusisë do të jenë të tilla që do t'ju duhen disa breza për t'u rikuperuar”, u shpreh Volodymyr Zelensky.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani