Burimet britanike: Putin është bindur, do të takojë Zelensky

Përditësuar më: 20/3/2022, ora 22:56
putin zelensky 1280x720

Burimet britanike: Putin është bindur, do të takojë Zelensky

Përditësuar më: 20/3/2022, ora 22:56

Pas një seri takimesh të pasuksesshme mes palëve, presidenti rus Vladimir Putin mund të ketë rënë dakord të takojë homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.  

Lajmi, që mund të përbëjë një kthesë të rëndësishme në optikën e përfundimit të agresionit rus në Ukrainë, u raportua nga burime të britanikes BBC, por nuk ka ende asnjë zyrtarizim të këtij vendimi.

Sipas këtyre burimeve, Putin ka dakordësuar se në një moment ende të papërcaktuar, duhet të jenë ai dhe Zelensky që duhet të udhëheqin bisedimet në kuadër të një armëpushimi.

Zelensky ka kërkuar diçka të tillë edhe në janar,  para shpërthimit të konfliktit të armatosur, kur ushtria ruse ende po rreshtohej në kufi, por një mundësi e tillë ishte refuzuar nga Kremlini. Një ndryshim në këtë pikë të manovrave ushtarake shihet nga disa si një tregues i qartë i vështirësive me të cilët po përballen rusët në Ukrainë, me mijëra ushtarë të vdekur, kosto ekonomike dhe imazhi tejet të rënda dhe tashmë një bojkot total nga komuniteti ndërkombëtar.

Vetë zëvendëskryeministrja  e Kievit, Olha Stefanovska, ka deklaruar sot se edhe pse kufijtë e vendit të saj janë të përcaktuar nga viti 1991 dhe se nuk preken, “ekziston gjithsesi hapësire diskutimi për ato provinca të pushtuara 8 vite më parë”, duke nënkuptuar në radhë të parë Krimenë, që Moska cilëson tashmë si pjesë përbërëse të Federatës Ruse.