Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Nuk ka asnjë zonë të sigurt në qytet”, dëshmia e refugjatit nga Mariupoli

Nga A2 CNN
20 Mars 2022, 09:15 | Bota
“Nuk ka asnjë zonë të sigurt në qytet”,

Një qytetar i Mariupolit në Ukrainë, i cili ka arritur të largohet nga qyteti i sulmuar rëndë nga forcat ruse, tregoi situatën në këtë zonë.

Oleksandr Bezimov, i cili aktualisht ndodhet në Lviv, bashkë me familjen e tij, u shpreh kështu për Reuters: “Dëgjon vetëm shpërthime, dëgjon gjithë natën avionët sipër kokës, dëgjon zhurmë gjatë gjithë kohës…”.

“Fillimisht, u shkatërruan periferitë e qytetit. Pastaj, kuptova që aty nuk kishte më asnjë zonë të sigurt”, shtoi refugjati.

Rreth 300 000 persona kanë mbetur të bllokuar në Mariupol, aty ku është raportuar mëngjesin e sotëm edhe për një bombardim të një shkolle, ku strehoheshin rreth 400 persona.

https://a2news.com/2022/03/20/mariupol-rusia-bombardon-shkollen-ku-strehoheshin-400-persona/

A2 CNN Livestream

Dita jonë