Paralajmërimi i Zelenskyt: Nëse negociatat dështojnë, do të kemi Luftë të Tretë Botërore

Përditësuar më: 20/3/2022, ora 14:37
zelensky 12 1280x720

Paralajmërimi i Zelenskyt: Nëse negociatat dështojnë, do të kemi Luftë të Tretë Botërore

Përditësuar më: 20/3/2022, ora 14:37

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të dielën se është gati që të negociojë me homologun rus Vladimir Putin, por paralajmëroi se nëse negociatat nuk kanë sukses, kjo do të thotë se bota do të shkojë drejt “Luftës së Tretë Botërore”.

“Jam gati për negociata me të. Kam dy vite që jam gati. Dhe mendoj se pa negociata, nuk mund t’i japim fund kësaj lufte”, tha Zelensky në një intervistë ekskluzive për CNN, mëngjesin e së dielës.

“Nëse ka qoftë edhe 1% mundësi për ta ndaluar këtë luftë, duhet ta shfrytëzojmë atë. Duhet ta shfrytëzojmë patjetër. Çdo ditë po humbim njerëz, njerëz të pafajshëm”, theksoi presidenti ukrainas.

Ai pati edhe një paralajmërim për botën: “Rusët kanë ardhur për të na shfarosur. Ne po tregojmë se jemi të aftë që të përballojmë një goditje të rëndë dhe mund të kundërsulmojmë. Por, fatkeqësisht, dinjiteti që po tregojmë nuk shërben për të mbrojtur jetët njerëzore. Prandaj duhet të përdorim çdo mundësi për të negociuar, për të folur me Putinin. Por, nëse përpjekjet tona për negociata dështojnë, kjo do të thotë Luftë e Tretë Botërore”.