Biden kompanive private: Forconi menjëherë mbrojtjet, presim sulm kibernetik nga Rusia

Përditësuar më: 21/3/2022, ora 22:05
30ccd9ae 6d9d 47c5 86cd 1c23704881e8 1280x720

Biden kompanive private: Forconi menjëherë mbrojtjet, presim sulm kibernetik nga Rusia

Përditësuar më: 21/3/2022, ora 22:05

Presidenti amerikan i ka kërkuar kompanive amerikane të sektorit privat të “forcojnë menjëherë mbrojtjen e tyre kibernetike”,  sepse shërbimet sekrete amerikane kanë elemente të mjaftueshme për të cilësuar se një sulm i tillë nga hakerat besnikë ndaj Kremlinit është më se i mundshëm.

“Dëshmitë e inteligjencës amerikane tregojnë se Rusia mund të kryejë sulme kibernetike keqbërëse kundër Shteteve te Bashkuara”, deklaroi presidenti Biden.

Presidenti amerikane shtoi se administrata amerikane do të përdorë çdo instrument për të shmangur dhe në rast për t’iu përgjigjur sulmeve ndaj infrastrukturës kritike në vend.

Administrata po këshillon kompanitë ndryshme të ndërmarrë një seri masash, si procedura identifikimi më të komplikuara, konsultime më të  shpeshta me ekspertë të sektorit, ndryshimi i shpeshtë i fjalëkalimeve, dhe veçanërisht trajnime mbi këtë rrezik për të gjithë personelin.  

Rusia cilësohet nga ekspertët e fushës si vendi nga ku niset numri më i madh i sulmeve kibernetike, e ndjekur nga Koreja e Veriut. Kjo ka bërë që historia e tyre dhe modalitetet të jenë të studiuara gjerësisht nga agjencitë që merren me parandalimin e këtyre sulmeve në Europë.

Por qartësisht këto sulme kanë pësuar një përparim të madh teknologjik me përfshirjen e shërbimeve sekrete. Tradicionalisht, kibernetika ishte fushëbetejë e FSB-së, shërbimit sekret të brendshëm, por prej disa vitesh u mor si kompetencë nga GRU, Shërbimi sekret ushtarak, duke marrë një qasje agresive të panjohur më parë, si në rastin e sulmeve ndaj institucioneve ukrainase në Krime, gjatë pushtimit ushtarak.