“Elita ruse po planifikon të eliminojë Putin”

Përditësuar më: 21/3/2022, ora 11:09
Screenshot 11 5

“Elita ruse po planifikon të eliminojë Putin”

Përditësuar më: 21/3/2022, ora 11:09

Teori të shumta janë duke dalë në lidhje me mundësitë se si mund të përfundojë lufta në Ukrainë, e cila ka hyrë në ditën e saj të 26 dhe tashmë ka shkaktuar me mijëra viktima.

Burime nga inteligjenca ukrainase bëjnë me dije se një komplot për të helmuar presidentin Putin është duke u krijuar nga elita e Moskës dhe madje duan që ngjarjen ta cilësojnë si aksident.

Sipas burimeve, ky grup individësh me shumë ndikim në Rusi ka zgjedhur dhe presidentin që do të zëvendësojë Putin dhe do të rivendosë marrëdhëniet me Perëndimin.

Shkak për përgatitjen e komplotit mendohet të jenë sanksionet e vendosura ndaj Rusisë dhe dëmin e madhe ekonomik që ato kanë shkaktuar në oligarkë të ndryshëm.

Për zëvendësues të Putin mendohet të jetë caktuar Alexander Bortnikov,  drejtor i Shërbimit Federal të Sigurisë. Bortnikov ka shërbyer më parë përkrah Putinit në KGB, por kohët e fundit ka kundërshtuar Kremlinin pas humbjeve ushtarake të Rusisë në Ukrainë.