Paralajmërimi i zyrtarit të NATO-s: Bjellorusia mund të sulmojë së shpejti Ukrainën

Përditësuar më: 21/3/2022, ora 19:08
55331143 10610217 A man places a small Ukrainian flag on a burnt balcony of an apa a 50 1647272435195

Paralajmërimi i zyrtarit të NATO-s: Bjellorusia mund të sulmojë së shpejti Ukrainën

Përditësuar më: 21/3/2022, ora 19:08

Bjellorusia, një aleat i ngushtë i Rusisë, mund të sulmojë së shpejti Ukrainën dhe po përgatitet të lejojë Rusinë që të vendosë armët bërthamore në territorin e saj. Ky është paralajmërimi që bën një zyrtar i NATO-s.

Zyrtari, i cili nuk pranoi të identifikohej, tha: “Qeveria bjelloruse po përgatit terrenin që të justifikojë një sulm kundër Ukrainës dhe transferimin e armëve bërthamore në Bjellorusi. Nuk po them se armët bërthamore do të vijnë që nesër, por po ndërmerren hapa politike që të jenë në gjendje të pranojnë armë bërthamore nëse një vendim i tillë merret”.

Më tej, zyrtari komentoi situatën në Ukrainë: “Jemi shumë pranë një ngërçi, pasi asnjëra nga palët nuk është superiore ndaj tjetrës. Asnjëra palë nuk fiton dot, asnjëra palë nuk humb dot”.