Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rusët bombardojnë qendrën tregtare në Kiev, të paktën 6 viktima

Nga A2 CNN
21 Mars 2022, 07:17 | Bota

Ushtria ruse ka rritur sërish përpjekjet për të rrethuar kryeqytetin ukrainas, i cili tashmë prej 26 ditësh vazhdon heroikisht qëndresën e tij.

Gjatë natës së fundit, avionët rusë kanë lëshuar raketa të tjera ndaj Kievit, një prej të cilave goditi dhe një qendër tregtare, duke iu marrë jetën të paktën 6 personave.

Shpërthimi raportohet të ketë qenë tepër i fuqishëm saqë ka shkatërruar dhjetëra makina në parking ku raketa ka hapur dhe një krater të madh.

Mbas sulmit, një vatër e madhe zjarri përfshiu distriktin e Podilskyi, i cili u vu në kontroll vetëm pas disa orësh, falë ndërhyrjes së rreth 70 zjarrfikësve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë