Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Zelensky: Bisedimet e nivelit të lartë ndoshta në Jerusalem

Nga A2 CNN
21 Mars 2022, 12:19 | Bota
Zelensky: Bisedimet e nivelit të lartë ndoshta në Jerusalem

Një takim i nivelit të lartë mes Ukrainës dhe Rusisë mund të zhvillohet në Jerusalem. Presidenti Volodimir Zelensky tha të dielën se Izraeli po ndërmerrte një sërë përpjekjesh për të organizuar një tryezë të nivelit të lartë mes dy vendeve.

“Kryeministri i Izraelit, Naftali Benet, po përpiqet të gjejë një rrugë për negociatat me Rusinë. Ne jemi mirënjohës për këtë në mënyrë që sa më shpejt të nisim bisedimet me Moskën. Ndoshta në Jerusalem. Ai është vendi i duhur për të gjetur paqen”, tha Zelensky.

Zelensky po kërkon prej kohësh një përballje me presidentin rus, Vladimir Putin, me shpresën se vetëm në këtë mënyrë do të mund t’i japin fund luftës. Por në një intervistë për CNN ditën e dielën, presidenti ukrainas tha se nëse negociatat me Putin do të dështojnë, kjo mund të nënkuptojë nisjen e Luftës së Tretë Botërore. Edhe pse nuk e ka pranuar publikisht, mediat britanike raportojnë se putin është dakordësuar ta takojë njeriun që e ka quajtur kriminel lufte, në një moment të caktuar. Në një fjalim për knessetin izraelit mbrëmjen e së dielës, presidenti Zelensky hoqi paralele mes luftës në Ukrainë dhe holokaustit, duke thënë së edhe Moska ashtu si nazistët kërkon "zgjidhjen përfundimare".

“Dëgjojini fjalët e Kremlinit, ata përdorin terminologjinë e partisë naziste. Është një tragjedi pasi ata duan të shfarosin të gjithë Europën, nuk do të kursejnë asnjë prej nesh. Ata kërkojnë zgjidhjen finale”, tha Zelensky.

Krahasimi i situatës në Ukrainë me holokaustin nuk u mirëprit nga disa ligjvënës izraelit, të cilët e dënuan deklaratën. Zelensky, i cili edhe vetë është hebre, i kërkoi shtetit deri më tani neutral, të pozicionohet në anën e Ukrainës dhe të ndihmojë vendin me sisteme të mbrojtjes raketore. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani