Ferri në Ukrainë, “fëmijët po vdesin nga dehidratimi”

Përditësuar më: 22/3/2022, ora 11:23
mariupoli 1

Ferri në Ukrainë, “fëmijët po vdesin nga dehidratimi”

Përditësuar më: 22/3/2022, ora 11:23

Qyteti i Mariupolit vijon të jetë sheshbeteja ku po luftohet më ashpër mes ushtrisë ruse dhe asaj ukrainase, por ata që po vuajnë më shumë, duke humbur edhe jetën, janë civilët.

Në një intervistë për BBC, Victoria, një 27-vjeçare nga Ukraina, e cila arriti të largohej pa lëndime nga qyteti i Mariupolit ka treguar tmerrin me të cilin janë duke u përballur qytetarët që janë ende të bllokuar.

“Qyteti im është shkatërruar tërësisht. Njerëzit qëndrojnë në bodrume, por kjo nuk është e sigurt. Rusët vazhdojnë bombardimet dhe jo të gjitha bodrumet arrijnë t’i përballojnë.

Ajo rrëfen më tej se njerëzit po vdesin për ushqim dhe ujë. “Tre fëmijë që unë i njihja ndërruan jetë nga dehidratimi. Jemi në shekullin e 21 dhe fëmijët po vdesin nga uria”, tregon 27-vjeçarja.

Victoria tregon se ajo arriti të largohej, por me mendjes pas, sepse familjarët e saj vijojnë të jenë ende të bllokuar në Mariupolin e kthyer në ferr nga bombardimet ruse.