Thirrja e Zelensky: Paqe vetëm nëse NATO garanton sigurinë tonë

Përditësuar më: 22/3/2022, ora 09:47
zelensky 12 1280x720

Thirrja e Zelensky: Paqe vetëm nëse NATO garanton sigurinë tonë

Përditësuar më: 22/3/2022, ora 09:47

“Nëse NATO nuk dëshiron të anëtarësojë Ukrainën, atëherë vendet të caktuara që janë pjesë e aleancës, duhet të garantojnë sigurinë e saj”.

Kjo ishte deklarata e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë një interviste me gazetarë ukrainas, britanikë dhe çekë, duke iu referuar negociatave me Rusinë.

“NATO nuk po i jep anëtarësimin Ukrainës sepse anëtarët e Aleancës kanë frikë nga Rusia. Atëherë na jepni garanci të tjera sigurie”. Për integritetin territorial, shtoi ai, “ne nuk lejojmë kompromise”.

Zelensky më pas u bëri thirrje banorëve të qyteteve jugore që të vazhdojnë pa u trembur rezistencën ndaj pushtuesit.