“Trupat ruse kanë rezerva vetëm për 3 ditë”

Përditësuar më: 22/3/2022, ora 09:43

“Trupat ruse kanë rezerva vetëm për 3 ditë”

Përditësuar më: 22/3/2022, ora 09:43

Në raportin e publikuar në orët e fundit, ushtria ukrainase bën me dije se sipas informacioneve të besueshme, trupave ruse që operojnë në Ukrainë po iu përfundojnë furnizimet.

Sipas të dhënave, ushtarët rusë kanë ushqim dhe municione për tri ditë të tjera.

Funksionarët tregojnë se e njëjta situatë është dhe përsa i përket karburantit dhe shtojnë se ushtria ruse nuk ka mundësi për të ndërtuar një linjë që do t’i furnizonte.

Më herët gjatë ditës, edhe mediat ruse pranuan për herë të parë humbjet e mëdha të jetëve në mesin e ushtrisë që luftonte në Ukrainë, ndonëse Kremlini pretendon krejt të kundërtën.

Një nga mediat më të afërta të Kremlinit, Komsomolskaya Pravda, për disa orë mbajti në websitin e saj një artikull ku flitej për bilancin e deritanishëm të sulmit ndaj Ukrainës, i cilësuar nga Moska zyrtare si një “operacion special”. 

Media ruse, që citonte burime nga Ministria e Brendshme, fliste pikërisht për 9861 ushtarë të vdekur dhe 16 153 të plagosur në fushëbetejën ukrainase.

Një bilanc tejet i rëndë për Moskën, totalisht i ndryshëm nga ai zyrtar që ende flet për vetëm 498 viktima.