Ukraina në ofensivë, betejë në Odesa dhe Kharkiv

Përditësuar më: 22/3/2022, ora 16:13

Ukraina në ofensivë, betejë në Odesa dhe Kharkiv

Përditësuar më: 22/3/2022, ora 16:13

Sirenat e luftës bien në çdo qytet të Ukrainës. Në Kiev raportohet për një shpërthim të fuqishëm. Nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për goditjen e një objektivi ose rrëzimin e një rakete ruse nga ushtria ukrainase.

Prokuroria ukrainase konfirmon se 117 fëmijë janë vrarë që prej nisjes së pushtimit, ndërsa 155 të tjerë mbetën të plagosur. Qindra shkolla dhe 10 spitale janë shkatërruar. Pentagoni amerikan thotë se rusët janë në vështirësi pasi forcat ukrainase po kundërsulmojnë.

Beteja po intensifikohet dhe në Odesa, ku sistemi I mbrojtjes ajrore është përdorur për të mbrojtur qytetin port nga raketat ruse. Ndërkohë, në Kharkiv janë raportuar mbi 80 bombardime gjatë natës. Situatë e vështirë dhe në Mariupol, ku civilët po qëllohen nga forcat ruse në tentativë për t’u larguar nga qyteti.