Ukraina rimerr kontrollin e qytetit pranë Kievit

Përditësuar më: 22/3/2022, ora 09:49
luftimet kiev 5 1280x720

Ukraina rimerr kontrollin e qytetit pranë Kievit

Përditësuar më: 22/3/2022, ora 09:49

Ushtria ukrainase pretendon se forcat e saj kanë rimarrë sërish kontrollin në qytetin Makariv, i cili ndodhet shumë pranë Kievit.

Në përditësimin e fundit mbi konfliktin, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, thotë se trupat vendase i shtynë ushtarët rusë nga Makariv, rreth 60 km në perëndim të kryeqytetit.

“Falë veprimeve heroike të mbrojtësve tanë, flamuri shtetëror i Ukrainës u ngrit mbi qytetin e Makariv, armiku u refuzua”, shkruhet në faqen e shtabit.

Kjo deklaratë vjen tri ditë pasi një sulm rus me mortaja në qytet, vrau shtatë persona.