Zelensky komunikon me deputetët italianë: Jemi në prag të mbijetesës

Përditësuar më: 22/3/2022, ora 14:21
Screenshot 9 8 1280x708

Zelensky komunikon me deputetët italianë: Jemi në prag të mbijetesës

Përditësuar më: 22/3/2022, ora 14:21

Në të njëjtën mënyrë si ka bërë edhe më herët, presidenti ukrainas, Zelensky zhvilloi një komunikim përmes një videokonference me deputetët e parlamentit italian.

Simboli i rezistencës ukrainase informoi deputetët italianë për luftimet dhe iu tha atyre se tashmë Ukraina është në prag të mbijetesës.

“Për trupat ruse, Ukraina është porta e Evropës, ata duan të hyjnë brenda, mirëpo barbarizmi nuk duhet të depërtojë”, tha Zelensky.

Presidenti Zelensky gjithashtu përsëriti thirrjen drejtuar Perëndimit që Rusia të sanksionohet më shumë.