Bisedimet për paqen, Zelensky: Janë të vështira, por po ecim përpara

Publikuar më: 23/3/2022, ora 15:16

Bisedimet për paqen, Zelensky: Janë të vështira, por po ecim përpara

Publikuar më: 23/3/2022, ora 15:16

Ndërsa lufta në Ukrainë nuk jep sinjale zbutjeje, të gjithë sytë janë të drejtuar nga negociatat mes Kievit dhe Moskës që, pavarësisht se ende nuk kanë prodhuar rezultat, vazhdojnë të zhvillohen rregullisht.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se bisedimet për t’i dhënë fund luftës tashmë 1-mujore, ishin të vështira por se hap pas hapi po lëviznin përpara. “Po vazhdojmë punën në nivele të ndryshme për të inkurajuar Rusinë të bëjë përpara drejt paqes, për t’i dhënë fund kësaj lufte brutale”, tha ai.

Përfaqësuesit e Kievit po marrin pjesë në bisedime virtuale çdo ditë. Është shumë e vështirë, ndonjëherë konfrontuese. Por hap pas hapi po lëvizim përpara. Moska sakaq, pretendon se negociatat janë të vështira pasi Kievi ndryshon gjithnjë pozicion.

Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, shpjegoi se nuk janë kundër ndërmjetësimit të vendeve perëndimore në bisedimet me Ukrainën, por se vijat e kuqe të Moskës janë të qarta. Lavrov e drejtoi gishtin nga SHBA duke thënë se nuk e duan mbylljen e shpejtë të negociatave dhe kanë interes të lejojnë sa më gjatë luftës dhe të furnizojnë Ukrainën me armë.