Lavrov paralajmëron për përplasje Rusi-NATO

Përditësuar më: 23/3/2022, ora 15:53
lavrov paralajmeron perplasje rusi nato lufta ne ukraine a2 cnn news lajme bota 1081x720

Lavrov paralajmëron për përplasje Rusi-NATO

Përditësuar më: 23/3/2022, ora 15:53

Rusia paralajmëron vendet e NATO-s që të mos dërgojnë misione paqeruajtëse në Ukrainë, pasi një veprim i tillë do të çonte në një përplasje direkte mes dy ushtrive. Deklarata erdhi nga ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, në kundërpërgjigje ndaj Polonisë, që propozon dërgimin e paqeruajtësve për të mbrojtur civilët në Ukrainë.

“Kolegët tanë polakë kërkuan përpara samitit të NATO-s që të dërgohen paqeruajtës në Ukrainë. Shpresoj që ata të kuptojnë se për çfarë po flasin? Kjo do të çojë në përplasje direkte mes Rusisë dhe forcave të armatosura të NATO-s, që të gjithë jo vetëm janë përpjekur ta shmangin, por dhe kanë thënë se nuk duhet të ndodhë në parim”, tha Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus, akuzoi gjithashtu Shtetet e Bashkuara se po mbajnë peng negociatat e paqes mes Kievit dhe Moskës, duke mos lejuar Ukrainën të pranojë kompromise. “Në ngadalësimin e procesit të bisedimeve, amerikanët po luajnë rolin e tyre kyç, me qëllim për të dramatizuar situatën, për të lejuar presidentin Zelensky të performojë në bluze ushtarake përpara parlamenteve ndërkombëtare dhe pas çdo performance kaq emocionale kërkohet ndërhyrja e NATO-s”.