NATO: Përdorimi i armëve kimike ndryshon natyrën e konfliktit

Përditësuar më: 23/3/2022, ora 19:54
stoltenberg 1164x720

NATO: Përdorimi i armëve kimike ndryshon natyrën e konfliktit

Përditësuar më: 23/3/2022, ora 19:54

NATO paralajmëron Rusinë se përdorimi i armëve kimike do të ndryshonte plotësisht natyrën e konfliktit në Ukrainë.

Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, paralajmëroi Moskën që të mos lëshojë kërcënime bërthamore, ndërsa akuzoi Kinën se po i jep Rusisë mbështetje.

“Kina i ka ofruar Rusisë mbështetje politike, duke përfshirë përhapjen e gënjeshtrave dhe dezinformatave flagrante, dhe aleatët janë të shqetësuar se Kina mund të ofrojë mbështetje materiale për pushtimin rus. Para së gjithash, çdo përdorim i armëve kimike do të ndryshonte totalisht natyrën e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës, do të ishte një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar dhe do të ketë pasoja shumë të mëdha. Rusia duhet të ndalë kërcënimet e saj bërthamore. Kjo është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme. NATO është këtu për të mbrojtur të gjithë aleatët dhe mblidhemi me një mesazh shumë të fortë për Rusinë, se një luftë bërthamore nuk fitohet dhe nuk duhet të luftohet”, tha Stoltenberg.