Rusët shkatërrojnë laboratorin në centralin e Çernobilit

Përditësuar më: 23/3/2022, ora 09:52
f1e7ae44 26cf 4b8d 8e86 71f47cf3a936

Rusët shkatërrojnë laboratorin në centralin e Çernobilit

Përditësuar më: 23/3/2022, ora 09:52

Zyrtarët ukrainas akuzuan trupat ruse që pushtuan termocentralin bërthamor të Çernobilit, se plaçkitën dhe shkatërruan një laborator të tij.

Agjencia Shtetërore e Ukrainës për Menaxhimin e Zonës së Përjashtimit shprehen se rusët kishin dëmtuar laboratorin e tyre analitik, i cili përpunonte shumë mbetje radioaktive.

Agjencia shtetërore tha në një postim në Facebook se laboratori kishte mostra shumë aktive dhe mostra të radionuklideve, të cilat sot janë në duart e armikut.

Laboratori, i cili kushtoi rreth 6 milionë euro për t’u ndërtuar, kishte gjithashtu pajisje të vlefshme analitike që nuk ishin të disponueshme diku tjetër në Evropë.

Çernobili, vendi i aksidentit më të keq bërthamor në botë në vitin 1986, nuk është një termocentral që funksionon, por ende kërkon menaxhim të vazhdueshëm.