Rusia dëbon dhe shpall “non grata” diplomatët amerikanë

Përditësuar më: 23/3/2022, ora 21:55
Rusia flamuri moska 1024x576

Rusia dëbon dhe shpall “non grata” diplomatët amerikanë

Përditësuar më: 23/3/2022, ora 21:55

Moska ka njoftuar se do të dëbojë diplomatët amerikanë nga Rusia dhe gjithashtu do t’i deklarojë “non grata”.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme ruse, ditën e mërkurë.

Një zyrtari të lartë amerikan në Rusi i është dhënë një listë me punonjës amerikanë të diplomacisë, të cilët janë shpallur “non grata” nga Moska.

Komunikata e Ministrisë së Jashtme ruse nuk specifikon se cilët janë diplomatët dhe sa prej tyre do të dëbohen.

Kjo lëvizje vjen pasi Uashingtoni dëboi 12 diplomatë nga misioni rus i OKB-së në Nju Jork, ashtu edhe një punonjës rus të Sekretariatit të OKB-së.