Rusia humb komandantin e 15 në Ukrainë

Përditësuar më: 23/3/2022, ora 11:37
Screenshot 10 8

Rusia humb komandantin e 15 në Ukrainë

Përditësuar më: 23/3/2022, ora 11:37

Ushtria ruse e Vladimir Putin ka humbur një tjetër komandant në Ukrainë. Ai është drejtues i 15-të i lartë ushtarak, që nga nisja e luftimeve, rreth 1 muaj më parë.

Koloneli Alexei Sharov, është zyrtari i radhës rus që humbi jetën, në atë që mund të quhet humbja më e madhe e drejtuesve të ushtrisë që nga Lufta e Dytë Botërore. Vdekja e tij u konfirmua nga ushtria ukrainase përmes një postimi në rrjetet sociale.

Komandanti i Brigadës Zhukon në marinën ruse, Sharov, u vra në Mariupol, qytet i cili është kthyer në kryeqendrën e betejës mes ushtrisë ruse dhe asaj ukrainase.

Tashmë që lufta po hyn në muajin e saj të dytë, OKB-ja vlerëson se 902 ukrainas janë vrarë, ndërsa 1459 të tjerë janë larguar. Ndërkohë që të zhvendosurit janë mbi 10 milionë.

Rusia, nga ana e saj, për herë të parë pranoi se ka humbur deri tani më shumë se 10 mijë ushtarë që nga nisja e të ashtuquajturit “operacion special”.