Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Anonymous sulmon Bankën Qendrore Ruse: Do të publikojmë sekrete

Nga A2 CNN
24 Mars 2022, 09:59 | Bota
Anonymous sulmon Bankën Qendrore Ruse: Do të publikojmë sekrete

Grupi i hakerave Anonymous ka sulmuar në orët e fundit Bankën Qendrore të Rusisë dhe raporton se ka marrë prej aty shumë informacione sekrete.

“Brenda 48 orëve do të nxjerrim online më shumë se 35 mijë dokumente me marrëveshje sekrete”, shkruhet në llogarinë në Twitter të Anonymous.

Disa ditë më parë, grupi i hakerave sulmoi faqet online të disa shoqërive të huaja, të cilat vijojnë të operojnë në tregun rus.

Edhe më herët, Anonymous kishte deklaruar se do të sulmonte bankat ruse dhe iu kishte bërë thirrje qytetarëve që të tërhiqnin paratë prej tyre.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani