Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Britania nuk ndalet, dërgon 6 mijë raketa në Ukrainë, mes tyre dhe “armët e së ardhmes”

Nga A2 CNN
24 Mars 2022, 11:01 | Bota

Britania e Madhe i dërgon Ukrainës edhe 6 mijë raketa të tjera dhe 25 milionë paund në mbështetje të luftës ndaj Rusisë.

Sasia e fundit e armatimeve nga Britania ka pësuar një rritje prej 120 për qind pasi më parë dërgoi edhe 4 mijë sisteme antitank. Dërgesa e fundit përfshin raketa Javelin dhe antitank, të njohur si NLAW, armët e së ardhmes.

Lajmi është bërë i ditur mbrëmjen e së mërkurës nga kryeministri Boris Johnson, mes frikës së Kievit po i mbarojnë armët.

Po ashtu, Mbretëria e Bashkuar do ta mbështesë edhe me 25 milionë paund ushtrinë ukrainase të Volodymyr Zelensky.

Daily Mail shkruan se Johnson do të kërkojë në samitin e sotëm të NATO-s nga anëtarët e tjerë të rrisin mbështetjen, pasi Gjermania dhe Franca u akuzuan se nuk respektuan premtimet e tyre të furnizimit me armë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli