Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Epidemia e shpendëve, kuksianët ndalojnë konsumimin e pulave dhe të vezëve

Nga A2 CNN
24 Mars 2022, 12:34 | Aktualitet
Epidemia e shpendëve, kuksianët ndalojnë konsumimin e pulave dhe

Gripi i shpendëve që ka krijuar vatra të epidemisë në dy zona në vendin tonë, duket se po jep efekte negative edhe te konsumatori.

Qytetarët e Kukësit, ndonëse ndodhen qindra kilometra larg vatrës kryesore që është në Durrës shprehen se kanë ndaluar konsumimin e mishit të pulës dhe të vezëve.

Edhe pse autoritet kanë deklaruar se ky virus që ka prekur shpendët nuk mund të transferohet te njerëzit, qytetarët kuksianë shprehen mosbesues, pasi sipas tyre, në treg asgjë nuk kontrollohet dhe asgjë nuk është e sigurt.

Mesa duket, në Kukës të vetmit që konsumojnë mishin e pulës dhe vezët janë ata që i rrisin vetë këto shpendë në oborret e tyre. Por nga ana tjetër nuk mungojnë as personat që i nxjerrin për t’i tregtuar këto pula, pa pasur asnjë konfirmim nëse janë apo jo të prekura nga gripi i shpendëve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani