Gazi rus do të blihet me rubla, Kremlini: Serbia bën përjashtim

Publikuar më: 24/3/2022, ora 16:50
Gazi rus do te blihet me rubla Kremlini  Serbia ben perjashtim 1280x720

Gazi rus do të blihet me rubla, Kremlini: Serbia bën përjashtim

Publikuar më: 24/3/2022, ora 16:50

Vladimir Putin njoftoi një ditë më parë se ka Rusia do të fillojë ta shesë gfazin e saj me rubla për vendet jomiqësore ndaj saj. Por nga ky rregull bën përjashtim Serbia, një prej shteteve të pakta europiane që kanë refuzuar të vendosin sanksione ndaj Rusisë.

Por pas shqetësimit të ngritur nga Serbia, e cila e merr gazin rus përmes Bullgarisë, Kremlini nxitoi të qetësonte vendin aleat.

“Presidenti Vuçiç ka të drejtë. Mund të jetë një situatë problematike, pasi Bullgaria në këtë rast ka ndërmarrë hapa jomiqësorë dhe armiqësorë ndaj nesh. Prandaj duhet ta blejë gazin në rubla, i pëlqen ose jo. Në të njëjtën kohë, kjo nuk aplikohet për Serbinë dhe ky është një problem që duhet zgjidhur”, tha Peskov.