Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kërcimi "elektrizues" i Elon Musk në përurimin e fabrikës së re të Tesla-s

Nga A2 CNN
24 Mars 2022, 13:40 | Teknologji

Elon Musk po e përmbush me shumë sukses misionin e tij për të “elektrifikuar” botën me makinat e tij, por në përurimin e fabrikës më të re në Berlin, ai elektrizoi të gjithë, me kërcimin e tij. Në një moment, Musk koordinoi lëvizjet edhe me një dron që po fluturonte pranë tij.

Në fabrikën e re të Gjermanisë, ku janë punësuar 12 mijë vetë, Tesla raportohet se do të prodhojë deri në 500 mijë makina në vit. Kapaciteti është i ngjashëm me dy fabrikat e tjera të Tesla-s, në Kaliforni dhe Shangai. Ndërkohë, kompania ka vendosur të hapë edhe një fabrikë të katërt, në Teksas.

Shitjet e makinave elektrike të Tesla-s janë rritur ndjeshëm në vitet e fundit. Gjatë vitit 2021, kompania shiti 936 mijë mjete, ndërsa në vitin 2020 kishte shitur 499 550. Makinat elektrike përbëjnë vetëm 10% të tregut të makinave në Europë. Volkswagen ka 24% të këtij tregu, ndërsa Tesla e ndjek me 13%, sipas “LMC Automotive”. Në ceremoni mori pjesë edhe Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.

A2 CNN Livestream

Dita jonë