Luftimet në Ukrainë, rusët i vënë flakën portit të Berdyansk

Përditësuar më: 24/3/2022, ora 09:39
55650347 10642139 A building burns somewhere in Mariupol after being struck by a R a 16 1648002553807

Luftimet në Ukrainë, rusët i vënë flakën portit të Berdyansk

Përditësuar më: 24/3/2022, ora 09:39

Trupat ruse vijojnë me misionin e tyre në Ukrainë, duke shkatërruar çdo kapacitet ushtarak apo ekonomik që gjejnë përpara.

Së fundmi, këshilltari i Ministrisë së Brendshme, Anton Gerashchenko, tregon se ushtarët rusë i kanë vënë flakën portit të Berdyansk në jug të Ukrainës, i cili ndodhet vetëm 75 km larg Mariupolit.

Gerashchenko ka publikuar në rrjetet sociale, foto nga ku shihet zjarri dhe tymi që del nga një prej porteve më të rëndësishme të vendit.

Sipas tij, aty ndodhej dhe një magazinë me raketa dhe artileri, e cila prej ditëve të para të pushtimit, kontrollohej nga rusët.