Samiti i jashtëzakonshëm i NATO, Stoltenberg: Forcojmë mbrojtjen, jo trupa në Ukrainë

Përditësuar më: 24/3/2022, ora 13:49
STOLTENBERG SINK.duplicate frame 0 1280x720

Samiti i jashtëzakonshëm i NATO, Stoltenberg: Forcojmë mbrojtjen, jo trupa në Ukrainë

Përditësuar më: 24/3/2022, ora 13:49

Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, tha se priste që në samitin e jashtëzakonshëm të NATO-s, aleatët të darkordësoheshin për të përshpejtuar investimet në mbrojtje.

“Përballemi me krizën më serioze të sigurisë në dekada”, tha Stoltenberg që theksoi nevojën e ripërshtatjes së aleancës.

Ai premtoi më shumë ndihma ushtarake për Ukrainën, por përjashtoi mundësinë e dërgimit të trupave atje. 

“Presidenti Vladimir Putin bëri një gabim të madh duke nisur një luftë, kundër një shteti të pavarur. Ai e nënvlerësoi fuqinë e popullit ukrainas, guximin e qytetarëve dhe forcave të armatosura të këtij vendi. Rusët u përballën me më shumë rezistencë nga ç’kishin pritur. Duhet të bëjmë dhe të investojmë më shumë. Përballemi me urgjencë të re dhe pres që liderët të dakordësohen për të përshpejtuar investimet në mbrojtje. Ne po mbështesim Ukrainën me sisteme të avancuara antiraketore, me artileri antitank e municione. Por gjithashtu e kemi bërë të qartë se nuk do të dërgojmë trupa tokësore e as në ajër”, tha mes të tjerash Stoltenberg.