Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Sanksionet “paralizojnë” fabrikën, ndërpritet prodhimi i tankut rus

Nga A2 CNN
24 Mars 2022, 20:19 | Bota

Uralvagonzavod, fabrika e vjetër ku prodhohen mjetet e blinduara ruse, ka ndërprerë prodhimin. Arsyeja është se sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për sulmin ushtarak që po kryen në Ukrainë, kanë bërë që kjo fabrikë të mos marrë më përbërësit themelorë, që prodhohen jashtë vendit.

Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarë ukrainas, ndërkohë që nuk ka konfirmim për këtë gjë nga Rusia. 

Uralvagonzavod, që vitin e kaluar ka pasur rreth 30 000 punonjës, është përfshirë në listën e BE-së të kompanive të sanksionuara, sepse “tanket T-72B3 e prodhuara aty janë përdorur për pushtimin e Ukrainës”.

Fabrika ka nisur punën e saj në vitin 1931 dhe në Luftën e Dytë Botërore u bë qendra kryesore e prodhimit të mjeteve të blinduara. Tanku T-34, i prodhuar në këtë fabrikë në 25 266 njësi, ka luajtur rol përcaktues në fitoren ndaj nazistëve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë