Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Banka e Shqipërisë forcoi lekun, euro zbret në 122,2 lekë

Nga A2 CNN
25 Mars 2022, 14:33 | Ekonomi
Banka e Shqipërisë forcoi lekun, euro zbret në 122,2 lekë

Vendimi i pak ditëve më parë i Bankës së Shqipërisë për të rritur normën bazë të interes për lekun ka dhënë efektet e para në tregun e këmbimit. Monedha kombëtare është forcuar kundrejt valutave. Euro ka zbritur në kuotën e 122.2 lekëve, niveli më i ulët që prej fillimit të këtij muaji. Duke komentuar ndërhyrjen e bankës së Shqipërisë për të forcuar lekun, ekspertja Brunilda Isaj shpjegon se ishte e nevojshme. Megjithëse mund të bëhet pengesë për investimet e mundshme gjatë këtij viti.

Po çfarë pritet të sjellë për ekonominë tonë shtrenjtimi i monedhës vendase? “Forcimi i lekut ka impakt, sepse duhet pranuar që ka një indeksim të euros dhe lekut që janë pjesë e aktivitetit tonë të përditshëm. Për shembull për ata që kanë kredi në euro është e favorshme. Gjithashtu është mirë për eksportuesit, ndërkohë që për importuesit vepron në kah të kundërt’, thotë Isaj për A2 CNN.

Përballë ecurisë së deritanishme të ekonomisë, nën presionin edhe të krizës së çmimeve dhe asaj energjetike, ekspertja Isaj rekomandon kujdes me vendimet që mund të marrin agjentët ekonomikë, si bizneset dhe individët. Pasi situata që po kalojmë, e shkaktuar nga tregjet ndërkombëtare është e paqartë dhe në dinamikë të vazhdueshme.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani