Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ndërpritet lidhja e fundit tokësore mes Rusisë dhe BE

Nga A2 CNN
25 Mars 2022, 12:32 | Bota
Ndërpritet lidhja e fundit tokësore mes Rusisë dhe BE

Vendet Perëndimore vijojnë ditë pas ditë të shtojnë sanksionet dhe të izolojnë më tej Rusinë, për shkak të sulmit të paprovokuar që ajo nisi në Ukrainë.

Së fundmi, operatori hekurudhor në Finlandë vendosi të pezullojë nga e hëna linjën e trenit që lidh Helsinkin dhe Shën Petërburgun, duke mbyllur në këtë mënyrë një nga linjat e fundit të transportit mes Rusisë dhe BE-së.

Kompania shtetërore shpjegon se gjatë këtyre javëve, personat që donin të largoheshin nga Rusia, kishin të gjithë kohën e nevojshme për ta bërë një gjë të tillë.

Shërbimi hekurudhor do të qëndrojë i pezulluar për një kohë të pacaktuar, ndërkohë që vijon ende qarkullimi i makinave në kufirin mes dy vendeve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë