Një histori frymëzuese, ukrainasja e larguar nga lufta fiton maratonën e Jerusalemit

Përditësuar më: 25/3/2022, ora 13:31
Screenshot 32 1087x720

Një histori frymëzuese, ukrainasja e larguar nga lufta fiton maratonën e Jerusalemit

Përditësuar më: 25/3/2022, ora 13:31

Një refugjate ukrainase që u largua nga vendi për shkak të luftës për t’u strehuar në Izrael me vajzën e saj 11-vjeçare, është shpallur fituese e maratonës së Jerusalemit.

Atletja Valentyna Veretska rrëmbeu vendin e parë në maratonën për femra, të cilën e kreu për një kohë prej 2 orësh e 45 minutash dhe 54 sekondash.

31-vjeçarja Veretska i shpëtoi pushtimit rus duke kaluar në Poloni, përpara se të udhëtonte për në Izrael. Por sipas organizatorëve të garës, bashkëshorti i saj është ende në Ukrainë duke shërbyer në ushtri.

Veretska ishte një nga rreth 40 ukrainasit që hynë në garën e Qytetin të Vjetër në Jerusalem, në një vrapim që u shoqërua gjatë gjithë kohë nga moti i keq.