Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Vrasja e Arben Beqirajt në Vlorë, gjykata lë në burg Ariel Kingjin dhe Kristi Drollin

Nga A2 CNN
25 Mars 2022, 12:57 | Kronikë
Vrasja e Arben Beqirajt në Vlorë, gjykata lë në burg Ariel

Është zhvilluar, këtë të enjte, seanca gjyqësore në ngarkim të tre personave të arrestuar nga policia e Vlorës tri ditë më parë.

Ariel Kingji, Kristi Drolli dhe Shpati Lena u arrestuan ndërsa ishin duke lëvizur me automjet në zonën e Ujit të Ftohtë, të dyshuar për ngjarjen e ndodhur më 4 gusht 2019 në plazhin e vjetër, ku mbeti i vrarë Arben Beqiraj dhe u plagos djali i tij, si dhe një i afërm i tyre.

Seanca është drejtuar nga gjyqtare Arbana Selmanaj, ndërsa prokuror ka qenë Hyrjet Lamaj. Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për Ariel Kingji dhe Kristi Drolli, ndërsa është vendosur masa detyrim paraqitje për shtetasin Shpati Lena.

A2 CNN Livestream

Dita jonë