Bie zjarr në komisariatin nr.5 të Kamzës, ndërron jetë një person i ndaluar

Publikuar më: 26/3/2022, ora 22:30

Bie zjarr në komisariatin nr.5 të Kamzës, ndërron jetë një person i ndaluar

Publikuar më: 26/3/2022, ora 22:30

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në ambientet e komisariatit nr. 5 të Kamzës, aty ku një person ka humbur jetën si pasojë  e një zjarri të rënë në rrethana ende të paqarta.

Viktima është një shtetas i ndaluar nga forcat e policisë, me inicialet A.M., ndërkohë që një tjetër person i ndaluar me inicialet D.I. si dhe një punonjës policie me inicialet H.B u asfiksuan dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.  

Ndërkohë, zjarri u shua me ndërhyrjen e zjarrfikëseve dhe të punonjësve të Policisë të Komisariatit

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.